Qeveria në seancën e sotme të 95-të e pranoi informacionin për sigurimin e hapësirës afariste për hapjen e Info – qendrës për integrime europiane.

Qëllimi, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është të sigurojë hapësirë për dialog dhe debat aktiv për integrimet euroatlantike.

Projekti parashikon organizim ngjarje promovuese, debate dhe aktivitete të tjera përmes të cilave qytetarëve do t’u afrohet procesi i integrimeve euroatlantike dhe do ta rrisë njohurinë e tyre për të njëjtën.