Venezia, bazilika patriarkale e Akuilës, Tiros apo edhe Efesi, këto qendra në Mesdhe të klasifikuara si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s kërcënohen nga rritja e nivelit të detit, bën të ditur një studim i publikuar sot në ”Nature communications”.

Studimi i kryer nga Universiteti i Kielit në Gjermani dhe Universiteti i Southampton në Angli përcakton një tregues të këtyre pasurive kulturore në varësi të ekspozimit të tyre ndaj rreziqeve që lidhen me ndryshimet klimatike deri në fund të shekulit.

Ata vënë në dukje se Venecia dhe territori i saj ujor, qyteti i Rilindjes së Ferrarës, qyteti i Rilindjes dhe bazilika patriarkale e Akuilës në Itali renditen në krye të listës.

Këto qendra shtrihen përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut, ku kërcënimi i rritjes së nivelit të ujërave është kryesisht i lartë, sipas një komunikate të Universitetit të Southampton.