Presidenti rus, Vladimir Putin mbajti konferencë për energjinë në Moskë, ku foli edhe rreth ushtrisë ruse e cila ndodhet në Siri.

Ai tha se trupat do të largohen nga Siria kur të përfundojë lufta dhe kur të kërkohet nga qeveria siriane.

Theksojmë se Rusia ndërhyri në luftën siriane në vitin 2015 për ta mbështetur aleatin e saj, presidentin Bashar al-Assad në marrjen e territorit të mbajtur nga rebelët. Aktualisht janë të vendosura dy baza ruse, ajo detare dhe ajrore.

Kremlini ka kritikuar më parë angazhimin ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Siri, duke thënë se nuk është miratuar as nga OKB dhe as nga qeveritë në Damask.