Presidenti rus Vladimir Putin sot paralajmëroi se Moska do të bashkëpunojë me SHBA-në dhe me presidentin aktual Donald Tramp.

“Nuk ekziston president tjetër i SHBA-së, as ekziston tjetër SHBA. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, theksoi Putin, duke shtuar se SHBA-ja është “fuqi më e madhe botërore, lider në shumë punë”.

“SHBA-ja është partner natyror (i Rusisë) në shumë fusha, mes të cilave siguria ndërkombëtare, ndalim i përhapjes së armëve për armë masive, luftë kundër terrorizmit, luftë kundër ndryshimeve klimatike të mjedisit të jetesës”, theksoi Putin.

Ai shtoi se shpreson se do të zhduken dyshimet për gjoja përzierjen ruse në zgjedhjet në SHBA.

“Shpresoj se zënkat e brendshme politike në SHBA do të ndërpriten me helmimin e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe me ndikimin e gjendjes në botë”, theksoi Putin.