Emisioni “Hienat” u kthye dhe moderatorja e këtij emisioni  Nadia Toffa vazhdon të shkaktojë diskutime në rrjetet sociale.

Moderatorja  publikoi në profilin e saj Instagram një foto tek e cila puthet në buzë me moderatoren Alessia Marcuzzi-n që këtë vit u kthye në drejtimin e emisionit tek Italia 1.

Komenti i Toffa-s tërhoqi menjëherë vëmëndjen e fansave.

“Po sa duhemi? Dhe sa qejf bejmë bashke? Por mbi të gjitha sa mike jemi? Lesbike? Jo, por edhe po te ishte?” ka shkruajtur moderatorja në foton e publikuar, duke lënë vëndë dhe për komente.

Është thjesht një mesazh tolerance por edhe dashamirësie ndaj drejtueses së re, është shprehur moderatorja.

Pas 13 viteve mungese te Hienat, Marcuzzi merr kete mirë se ardhje të vecantë nga Toffa që gjatë kësaj kohe është shndërruar në personazhin më të diskutueshem.