Njohës të procedurave gjyqësore konstatojnë se në rastin e zëvendës-kryeministrit Bujar Osmani, Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ka vepruar jashtë kornizave ligjore duke pasur parasysh se në sytë e opinionit ende pa pasur ndonjë vendim të prerë gjyqësor, zv/kryeministri rezulton si fajtor. Ata thonë se duke u bazuar në atë se në fillim kur u formua Qeveria Zaev, kryeministri aktual kërkojë që me shkrim PSP-ja të deklarohet nëse ndonjë nga kandidatët për ministra apo zv/ministra janë të përfshirë në vepra të cilat do ti procusojë kjo prokurori, rezultoi që asnjë duke përfshirë edhe zv/kryeministrin Osmani të mos jenë në fokusin e PSP-së për tu hetuar.

Por, PSP ka shkuar edhe mëtej duke shpallur emrin e tij ka thyerë të drejtën e tij për tu mbrojtur në mënyrë dinjitoze, pasi që në sytë e opinionit ai ende pa u dënuar është shpallur si fajtorë, juristët për Zhurnal theksojnë se opinioni nuk e njeh terminlogjin gjyqësore andaj në këtë rast duhet të sqarohet edhe vet PSP-ja se ka të bëjë me procedurë para hetimore.

Avokati, Asmir Alispahiç në një prononcim për Zhurnal, thotë se çfarë nëse procedura nesër ndërpritet dhe nuk ka bazë për tu hetuar më, si do të hiqet kjo njollë mbi personalitetin e zv/kryemnistrit Osmani. 

“Kjo është procedurë parahetimore, qytetarët nuk e kuptojnë terminologjinë gjyqësore andaj duhet sqaruar nga vet PSP-ja. Çfarë nëse nesër ndërpritet procesi hetues. Për këtë edhe zv/kryeministri Osmani mundohet duke dërguar matriale shtesë që të sqarojë se bëhet fjalë për hetim”, tha për Zhurnal, Asmir Alispahiç, avokat.

Nga ana tjetër, juristi, Qenan Aliu thekson se parimisht bëhet fjalë për procedurë parahetimore apo hetimore pra procedura nuk është në stadin e ngritjes së aktakuzës apo të pranimit të akatakuzës nga ana e gjykatës kompetente.

“Juridikisht për veprimet e mara në fazën parahetimore apo hetimore nga ana e organeve hetimore nuk duhet të etablohen detaje në opininon për kë do qoftë të dyshuar, pavarësisht statusit që ka ai në shoqëri. Megjithatë kur është fjala për figuara publike në zyrat e larta shetërore mënyra e transparencës lidhur me veprimet e tyre disi bëhet më joshëse për opinionin madje edhe për organet hetimore”, thekson për Zhurnal, Qenan Aliu, jurist.