Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e ka mbrojtur temën e doktoraturës nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb.

Grabar-Kitaroviq në fakultet kishte shkuar gjysmë ore para fillimit të mbrojtjes, për ç’gjë u detyrua të sqarohej në detaje pse, si dhe tregonte se me ç’tezë do ta shkruante punimin e vet të doktoraturës, ka përcjellë RTL kroat.

“Po ndihem si çdo doktorant tjetër në Fakultetin e Shkencave Politike, asgjë ndryshe. Natyrisht se jam e emocionuar dhe jam e gatshme”, ka thënë për Grabar-Kitaroviq për RTL para hyrjes në Fakultetet dhe para se ta mbronte temën.