Anësori i Fiorentinas, Marko Pjaca, që është huazuar nga Juventus, ka thënë se ai nuk mund të jetë “në të njëjtin nivel me Neymar apo me Eden Hazard”

Kroati është cituar në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport” te revistës Sportweek.

“Qëllimi i imë është të jem njëri prej më të mirëve në botë në rolin tim. Për momentin, më të mirët janë Neymar dhe Hazarde, por unë jam si ata, vetëm mos të lëndohem”.

Megjithatë, këtë mbrëmje Pjaca ka lëshuar një deklaratë në mediat sociale në dy gjuhët, në italisht dhe kroatisht.

“Në ditët e fundit, shumë media në Kroaci dhe Itali kanë përsëritur intervistën, por dëshiroj ta bëj të qartë që kurrë nuk kam thënë së ‘pa lëndime do të jem nivel i njëjtë me Neymar apo Hazard’ apo ‘do të jem lojtari më i mirë në botë në pozitën time’ apo diçka të ngjashme”.

“Të gjithë ata të cilët me njohin mund të garantojnë se një gjë e tillë apo ngjashëm me të ka dal nga goja e ime. I respektojë të gjithë, përfshirë edhe vetveten, por askush kurrë nuk me ka dëgjuar për të thënë një gjë të tillë