Andrea Pirlo ka zgjedhur favoritët e tij për Ligën e Kampionëve, përfshirë Juventusin dhe ka treguar se ai është duke e marrë në konsideratë të ardhmen e tij si trajner

Ish maestro i mesfushës është pensionuar nga futbolli ku luajti në NYCFC në MLS, derisa më parë ka luajtur për Brescia, Inter, Reggina, Milan dhe Juventus.

“Kam bërë një kurs gjatë verës, kështu që po mungon vetëm “masters” për ta marrë certifikatën. Është një ide që po me intrigon mua”, tha Pirlo për Sky Sport Italia.

“Nuk e di ende tani për atë që do ta bëj, por do të vendos atëherë ku është kohë e mirë. Nëse do të isha bërë një trajner, do të jetë kështu sepse unë do të jap më të mirën në mënyrën time”.

Shumë nga ish shokët e tij tani janë trajner në Serie A, si Pippo Inzaghi në Bologna dhe Gennaro Gattuso në Milan.

“Ringhio është duke brë një punë të mirë dhe mund ta shihni këtë në fushë. Të gjithë lojtarët janë me të. Në serie A, Juventus janë dy hapa larg të gjithëve, derisa në Ligën e Kampionëve i shoh favorit, Liverpoolin, Barcelonën, Manchester Cityn, Bayern Munich’un dhe Juventus’in”.

Cristiano Ronaldo ju bashkua bardhezinjve nga Real Madridi dhe duket se ngadalë po adaptohet në lojën e Serie A.

“Ish shokët e mijë me kanë thënë se ai është një shembull i një lojtari profesionist. Këtë mund ta shihni edhe me rezultatet në fushë dhe nuk jam i befasuar”.

“Kjo skuadër e Juventusit ka shumë zgjidhje, përfshirë edhe goditjet e lira, me lojtarë si Miralem Pjanic, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo që mund të shënojnë në çdo mome