Në Pakistan është ezekutuar me varje një njeri i dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e gjashtë-vjeçares Zainab Ansari në muajin janar.

Imran Ali, i cili u arrestua pasi trupi i vogëlushes u gjet në një depo plehrash, u ekzekutua në burgun Kot Lakhpat në Lahore mëngjesin e kësaj të mërkure, tha policia.

Babai i Zainab dhe të afërmit e tjerë ishin të pranishëm.

Rasti më i rëndë, në një seri vrasjesh të ngjashme të fëmijëve në qytetin e Kasurit, kishte shkaktuar zemërim dhe protesta në vend.

Pasi u dënua me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e Zainabit, 24 vjeçari Imran Ali u dënua për krime të ngjashme kundër gjashtë vajzave të tjera.

Babai i Zainabit, Amin Ansari, tha pas ekzekutimit se ai ishte “i kënaqur”.

“Unë e pashë frikën e tij të thellë me sytë e mi. Ata e hodhën atë në trekëmbësh dhe e lanë trupin të varur për gjysmë ore, “u tha ai gazetarëve.

Megjithatë zoti Ansari, i cili tha se Zainab do të kishte qenë shtatë vjeçe dhe dy muaj nëse do të  ishte gjallë, shprehu keqardhje që autoritetet nuk e transmetuan varjen në televizion.

Ankesa e mëparshme e Ansari për Aliun për t’u përballur me një varje publike u hodh poshtë nga gjykata e Lartë e Lahores.

Zainab u zhduk më 4 janar dhe trupi i saj u gjet pesë ditë më vonë në një depo plehrash. Policia tha se kishte dy vrasje të ngjashme të fëmijëve në dy vitet e fundit në Kasur, por vrasja e saj ishte një pikë kthese.