Gjeneralja Laura J. Richardson ka arritur të thyejë disa tavane qelqi në ushtrinë amerikane. Tani ajo është e vendosur për të thyer një të ri.

Për herë të parë në Komandën e Forcave të Armatosura të SHBA-së, ose FORSCOM, një grua do të udhëheqë komandën më të madhe në Ushtri, duke përfaqësuar 776,000 ushtarë dhe 96,000 civilë.

Ky është rasti i parë  ushtrinë amerikane.

Ajo ka qenë pjesë e ushtrisë amerikane që nga viti 1986 dhe në vitin 2012 ajo u bë zëvendësdrejtoria e parë femër e përgjithshme për Divizionin e parë të kalorësisë, i njohur si “Ekipi i Parë i Amerikës”.

Në vitin 2017, ajo u bë e dyta në komandë të gjeneralit Robert B. Abrams, kur ajo u emërua si zëvendësia e parë femër e komandandes së përgjithshme të FORSCOM në Fort Bragg, Karolina e Veriut, raportoi ushtria amerikane.

Tani, Richardson do të bëhet gjeneralja e parë femër  komanduese e ushtrisë amerikane FORSCOM pasi Abrams ka hequr dorë nga posti i tij, njoftoi WTVD CNN .