Nëse sot nuk dini çfarë të gatuani për drekë, mjafton t’i hidhni një sy ‘Instagramit’ të bashkëshortes së Lorik Canës për të marrë një ide shumë të mirë.

Dreka për familjen e ish-kapitenit të kombëtares kanë qenë pastat të gatuara në mënyrë të shëndetshme. Monika ka zgjedhur makarona integrale dhe i gatuar me pomodorini, ullinj të zinj dhe indivia.

Rezultati është shumë i shijshëm, kështu që nëse jeni ende të pavendosur mund ta provoni, pasi familja juaj do ishte shumë e kënaqur me këtë gatim.