Pentagoni mund të dërgojë një tjetër kontingjent ushtarak shtesë në kufirin me Meksikën, i kthyer tashmë në një karvanë me emigrantëve nga Amerika Qendrore me shpresën për ti shpëtuar dhunës dhe mjerimit që po përjetojnë në shtetet e tyre, njoftoi sot një zyrtar amerikan.

Ky burimi konfirmoi një informacion të publikuar në ”Wall Street Journal”, sipas së cilës 5.000 trupa ushtarake amerikane do të vendosen në kufirin jugperëndimor të SHBA-së, një shifër shumë më e lartë se 800 trupat që u njoftuan javën e kaluar.

Zyrtari saktësoi se përgatitjet ishin ende në proces dhe se asnjë vendim nuk ishte marrë deri në këtë fazë në lidhje me kapacitetin e kontingjentit të ardhshëm ushtarak,.