Rezultati nga referendumi i djeshëm në Maqedoni, nuk i ndryshoi qëndrimet e partive greke. Demokracia e Re dhe Lëvizja për ndryshime edhe më tej janë kundër Marrëveshjes së Prespës, partia Potami potencon se Greqia duhet të mbështesë rrjedhën evropiane të vendit fqinj, ndërsa qëndrimi zyrtar i qeverisë së Greqisë është se Athina i respekton vendimet e qytetarëve të vendit fqinj, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Partia Potami, me të cilën qeveria e Greqisë tregon për shumicë në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes, në kumtesën pas rezultatit nga referendumi komenton se “shumica ishin indiferentë apo nuk pajtohen, fakt i cili flet se preferojnë prolongimin e situatës së sotme, duke e marrë parasysh dukshëm se marrëveshja me Greqinë është kompromis i dhimbshëm”, por potencojnë se Greqia duhet ta mbështesë rrugën evropiane të vendit fqinj.

“Ne grekët, qëndrimin tonë duhet ta sinkronizojmë me atë të partnerëve dhe aleatëve tanë. Duhet ta mbështesim rrugën evropiane të vendit fqinj dhe marrëdhëniet e afërta me perëndimin. Të gjithë ne – ata të cilët ndikojnë në opinionin publik – do të duhet të lirohemi nga sindroma e viktimës. Greqia nuk do të jetë humbës në këtë epilog. Mjafton të dakordohemi dhe të definojmë prioritetet patriotike”, njoftojnë nga Potami.

Me pozicione të njëjta është Lëvizja për ndryshime, ndërsa zëdhënësi i saj, Pavlos Hristidis në deklaratën e shkruar për rezultatet e referendumit thotë se “pas popullit grek edhe qytetarët e IRJM-së ia kthyen shpinën marrëveshjes Cipras-Zaev”.

“Fakti se qytetarët e Shkupit ia kthyen shpinën marrëveshjes e cila u jepte gjuhën maqedonase dhe nacionalitetin, tregon se sa të thella janë stereotipat irredentiste dhe nacionaliste në vendin fqinj. Se kjo marrëveshje do të krijonte vetëm probleme të reja, siç ka theksuar disa herë Fofi Genimata”, thotë zëdhënësi i Lëvizjes për ndryshime, Hristidis.

Nga partia neonaziste “Agimi i Artë” thonë se “rezultati nga referendumi nuk mund të ndryshojë historinë, Maqedonia ka qenë dhe do të jetë greke”.

Siç publikoi dje MIA, partia opozitare greke, Demokracia e Re, në kumtesë, shkurt pasi u shpall rezultati, tha se “do të bëjë çdo përpjekje të mundshme që të mos hyjë në fuqi marrëveshja e Prespës”.