Mbledhje përgatitore e Komitetit Kombëtar të Investimeve të Republikës së Maqedonisë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit të NIPAC-ut për ndihmën e huaj në vend, sot kryesoi takimin përgatitor të Komitetit Kombëtar të Investimeve, në të cilën u shqyrtuan listat prioritare të projekteve për investime dhe financim nga donatorët kryesorë. Në takim u prezantuan listat sektoriale të projekteve për transport, energjetikë si prioritete në në kuadër të Axhendës për lidhje ose të ashtuquajturën Konektiviti agjenda, gjithashtu edhe listat për mjedis jetësor, social dhe sektorin e ri për lidhje dixhitale.

“Kemi sukses të veçantë në sigurimin e mjeteve në kuadër të agjendës Konektiviti, me të cilën shumë projekte janë tashmë në fazën aktive, por duhet të përqëndrohemi dhe në të tjerat, dhe deri më 30 nëntor, të përgatisim listën e prioriteteve që do ta paraqesim para donatorëve dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare”- theksoi Osmani në fillim të takimit, duke hapur diskutimin e resorëve përkatëse që përfaqësonin projektet prioritare brenda kompetencave të tyre. Osmani potencoi sektoret e energjetikës, transportit dhe mjedisit jetësor si fusha kryesore në kuadër të agjendës Konektiviti, të cilat së bashku me fushën/sektorin social aktualisht numërojnë rreth 100 projekte që janë në listën e prioriteteve.

Në kuadër të listës janë disa projekte si rekonstruimi i rrugës Kriva Pallankë – Deve Bair, projekti për përgatitjen e autostradës në pjesën Kërçovë – Gostivar, autostrada Shkup – Bllacë dhe shumë projekte të tjera.

Instrumenti i Investimeve kornizë për vendet e Ballkanit Perëndimorë (Western Balkans Investment Framework-WBIF) zyrtarisht u hap në vitin 2009, si një iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian, Këshilli i Bankës Evropiane për zhvillim, Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe më vonë bashkangjitur si dhe Banka Botërore dhe Banka Gjermane për zhvillim (KFW) miratuar nga Këshilli Evropian. Përmes këtij instrumenti, Republika e Maqedonisë deri më tani ka ofruar grante që arrijnë mbi 112 milionë euro për projektet e zhvillimit, ndërsa në të ardhmen pritet të rritet fluksi i donacioneve përmes së njëjtës.