Osmani dhe Mariçiq në Konferencën e tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBAR)

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor dhe shef i delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, Bujar Osmani, së bashku me zëvendësin e tij dhe negociatorin kryesor teknik, Bojan Mariçiq, sot qëndrojë për vizitë pune në Tiranë, Republika e Shqipërisë, në kuadër të së cilës, së bashku me Ministrat dhe Zëvendëskryeministrat për integrime evropiane të vendeve nga rajoni morën pjesë në Konferencën e tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBAR).

Në kuadër të konferencës u nënshkrua deklaratë e përbashkët me të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u mbështetur në përkushtimin e Bashkimit Evropian, në politikën e zgjerimit, duke e mbajtur këtë temë lartë në agjendën e tyre, i riafirmuan angazhimet për avancimin e marrëdhënieve fqinjësore, riafirmuan përkushtimin e tyre drejt bashkëpunimit rajonal përmes mbështetjes së ndërsjellë dhe shkëmbimit të përvojave lidhur me të gjitha aspektet e procesit para-aderues, si dhe të gjitha angazhimet në drejtim të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Në panelin përkushtuar komunikimit të BE-së në opinion gjatë takimit pjesëmarrësit, debatuan për sukseset, sfidat dhe potencialet për avancimin e komunikimit të vlerave evropiane në kuadër të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Si kërcënime kryesore u potencuan lajmet e rrejshme, depërtimi i së cilës kërcënon realitetin objektiv dhe të vërtetën, që, sërish krijon, teren për depërtimin radikal ofertave politike. Në këtë kontekst u theksua se është e nevojës të avancohet bashkëpunimi dhe komunikimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim që bashkërisht të ndihmohet për menaxhimin e këtyre sfidave.

Në konferencën e tretë të ditës së sotme për reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në Tiranë, mbështetur nga presidenca austriake e Këshillit të BE-së e paraprirë nga e para e mbajtur në Shkup në vitin 2015 dhe e dyta e mbajtur në Podgoricë në vitin 2017.

Në kuadër të vizitës së tij në Tiranë Zëvendëskryetari Osmani mbajti takime bilaterale me Ministren Federale për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Karin Knajsl, Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ministren për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha.