“Mbështetja e lartë e qytetarëve në referendum, paraqet momentum të fuqishëm për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilën Republika e Maqedonisë në përgjithësi do t’i zhbllokojë integrimet evropiane dhe euro- atlantike”, theksoi Osmani në takimet bilaterale me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ministren për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha në kuadër të Konferencën e tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBAR).

Osmani në takimin me Ministren për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha ai potencoi se ky progres, si dhe implementimi i Marrëveshjes së Prespës në përgjithësi, do të jetë një nxitje për gjithë rajonin, për kompromise thelbësore dhe të guximshme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i potencuar edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë bisedës me Ministrin Bushati, u hapën temat për sfidat me të cilat dy vendet ballafaqohen në afrimin drejt Bashkimit Evropian, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve ku të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi që krahas kornizës së qartë kohore për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, në qershor të vitit të ardhshëm, duke kyçur edhe kahje dhe drejtime të qarta për suksesin e këtij procesi

“Javën e kaluar dy vendet së bashku filluan procesin e skriningut që paraqet nxitje shtesë për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në veçanti në këmbimin e përvojave dhe mësimet e marra për progresin në proceset integrues”, theksoi Osmani.

Osmani kërkoi nga Shqipëria, si vend- anëtar i NATO-s, ta shfrytëzojë pozitën e vetë që t’i ndihmojë vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Aleancën Veri-atlantike. Në këtë kontekst ai potencoi se përvoja e Republikës së Maqedonisë në kuadër të procesit për Stabilizim dhe Asociim, në veçanti përvoja e Sekretariatit për Çështje Evropiane, paraqet potencial të rëndësishëm për shkëmbimin e kolegëve nga Shqipëria.

Në konferencën e ditës së sotme për reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në Tiranë, pritet të nënshkruhet deklarata e përbashkët ku, mes të tjerash, do të riafirmohen angazhimet për avancimin e fqinjësisë së mirë, avancim i bashkëpunimit rajonal si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku edhe do të pasojë fjala e Zëvendëskryetarit Osmani në panelin përkushtuar komunikimit të BE-së në opinion.

Në konferencën e ditës së sotme për reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në Tiranë, mbështetur nga presidenca austriake e Këshillit të BE-së e treta me radhë, e paraprirë nga e para e mbajtur në Shkup në vitin 2015 dhe e dyta e mbajtur në Podgoricë në vitin 2017.