Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëroi se ndotja e ajrit shkakton çdo vit vdekjen e 7 milionë personave në botë, ndërsa 92% i rreth 4 miliardë personave në rajonin Azi-Paqësor janë duke thithur ajër toksik.

Në një raport të ri të Programit të Mjedisit të OKB-së (UNEP), është bërë e ditur se me një paketë parandaluese e përbërë prej 25 pikash, në Azi me vitin 2030 do të mund të shpëtohet jeta e miliona njerëzve si dhe një miliard persona do të mund të thithin ajër të pastër, shkruan ATSH.

Drejtori Ekzekutiv i UNEP ka theksuar se “ajri i pastër që është nevoja më themelore tashmë është shndërruar në një luks në shumë vende të botës”. UNEP thekson se “zbatimi i kësaj pakete do të kushtojë 300-600 miliardë dollarë në vit”.