Numri i të viktimave në përmbytjet në afërsi të bregut të Detit të Vdekur në Jordani sot u rrit në 20, prej të cilëve 13 janë fëmijë të moshës shkollore.

Fatkeqësia ka ndodhur dje kur 37 nxënës të një shkolle private në Aman, në shoqëri të shtatë vëzhguesve dhe personave të tjerë, kanë qenë në piknik disa kilometra nga bregu i Detit të Vdekur, por, shiu i fuqishëm ka shkaktuar përmbytje, të cilat kanë ardhur prej viseve më të larta dhe i kanë çuar të gjithë në Detin e Vdekur, kumtuan persona zyrtarë.

Përfaqësuesit e Mbrojtjes Civile deklaruan se bëhet fjalë për incidentin më vdekjeprurës në Jordani në të cilin kanë marrë pjesë fëmijë të moshës shkollore.

Kërkimi për të mbijetuarit vazhdoi edhe sot, me ndihmën e helikopterit dhe ekipeve me qen zbulues, të cilët janë duke bërë kërkime në shpatet shkëmbore në afërsi të Detit të Vdekur.

Mbreti i Jordanisë Abdullah e anuloi vizitën e punës në Bahrein të cilën e kishte caktuar për sot. Mbreti urdhëroi që flamuri jordanez në hyrjen kryesore të pallatit tri ditë të ulet në gjysmështizë për shkak të viktimave në përmbytjet.

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së si edhe disa liderë rajonalë i kanë dërguar letra ngushëllimi Jordanisë.