Debati i sotëm në Kuvend zbardhi qëndrimin edhe të një pjese të deputetëve të opozitës, të vendosur për të mos mbështetur ndryshimet kushtetuese. Me këtë, zyrtarisht akoma nuk ka lëvizje tjetër nga numri e deputetëve të cilët janë shprehur “për” ndryshime, me qëllim të ndryshimit të emrit të shtetit. Një ditë më parë, nga qëndrimi i mëhershëm lëvizi vetëm deputeti i pavarur Ferid Muhiq, me të cilin numri shkon në 72 deputetë që paraprakisht janë shprehur “për”. Për t’u plotësuar numri i nevojshëm për miratim, pushtetit i duhet të bindë të paktën edhe 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.
Deputetët që pritet të votojnë “për”
LSDM – 49
BDI – 10
Lëvizja Besa – 5
Aleanca për Shqiptarët – 2
PDSH – 2
Hamdi Bajram
Vesel Memeti
Panço Minov
Çedomir Sazdovski
Gjithsej – 72 deputetë
Sipas partisë së Hristijan Mickoskit, deputetët e saj mbeten të unifikuar dhe kundër.