Në kazermën “Ederpe” në Viçencë, që gjendet në kuadër të bazës ushtarake amerikane në atë qytet italian, sonte në dhomën e tij është gjetur i vdekur një ushtar 24 vjeçar amerikan.

Pritet që me autopsi të konfirmohet shkaku i vdekjes.

Mediat italiane theksojnë se në lidhje me këtë rast ekziston fshehtësi maksimale, por mësohet se ushtarit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore në dhomë dhe se shumë shpejtë zemra kishte ndaluar së rrahuri.

Të afërmit e ushtarit të ndjerë janë njoftuar dhe duhet të vinë në Itali.