Gazzetta dello Sport ka thënë se Eden Hazard është afër për të arritur një kontratë të re me Chelsea do të ishte një lajm i keq për Interin pasi që synojnë ta transferojnë Luka Modricin

Deklaratat publike të Eden Hazard për afeksionin e tij që ka për Real Madridin ka bërë që klubi i tij, Chelsea, të vihet në aksion. Gazzetta dello Sport ka shkruar së skuadra nga Premier Liga i ka ofruar zgjatjen e kontratës belgut, një kontratë që përfshin një pako prej 18 milionë euro pagë në vit – një marrëveshje të cilën, sipas gazetës italiane, ai është afër për ta pranuar atë.

“Nëse ndonjëherë do të luaja për Real Madrid, do të isha shumë i lumtur dhe nëse nuk do të luaja kurrë për Real Madrid sepse nuk me lejohet – pastaj do të jam i lumtur në Chelsea”, ka shpjeguar Hazard në një intervistë për gazetën HLN në Belgjikë, i cili ka treguar se ai ishte kërkuar nga Los Blancos verën e kaluar, por oferta e tyre ishte refuzuar me të parën nga Blutë e Londrës.

Largimi i Hazard në Real do të ndihmonte Interin për Modricin

Gazzetta ka shtuar që Inter Milan është duke e monitoruar nga afër këtë situatë, pasi që ata janë gati për të nënshkruar me Luka Modric nga Real Madridi – dhe besojnë që ata mund ta marrin kroatin më lirë nga Bernabeu nëse Hazard do të kalonte në kryeqytetin spnjaoll. Modric mund t’ju kishte bashkuar Nerazzurri gjatë verës së fundit, vetëm së Reali ia mbylli dyert largimit të tij, por italianët thonë se janë gati për të bërë një ofertë të re për 33 vjeka shtuar që Inter Milan është duke e monitoruar nga afër këtë situatë, pasi që ata janë gati për të nënshkruar me Luka Modric nga Real Madridi – dhe besojnë që ata mund ta marrin kroatin më lirë nga Bernabeu nëse hazard do të kalonte në kryeqytetin spnjaoll. Modric mund t’ju kishte bashkuar Nerazzurri gjatë verës së fundit, vetëm së Reali ia mbylli dyert largimit të tij, por italianët thonë se janë gati për të bërë një ofertë të re për 33 vjeçarin në fund të këtij sezoni.

Real pritet që t’ia zgjat kontratën Modricit

Gazetta po ashtu raporton, megjithatë, që Real Madrid janë duke planifikuar një ofertë për Modric, kontrata e të cilit përfundon më 2020, më 10 milionë euro fitime në vit nëse ai qëndron me kampionët europian.