Një tjetër paralajmërim ka bërë mbasditen e sotme pedagogu Arian Galdini, se diçka e re po lind nga bashkëpunimi i tij si Kryetar i LDE me Endri Tafanin e LIBRA-s.
“Ne sapo ia kemi nisur… – shkruan në profilin e tij në facebook Galdini ndërsa poston një foto të tijën me Endri Tafanin.
“As Endri Tafani nuk ka nevoje te perfaqesoje LIBRA-n e as une LDE-ne…
Ne jemi te vetemjaftueshem me personalitetin dhe integritetin tone qytetar dhe politik…
Diçka e re po vjen…
Ne kemi nje plan…” – përfundon Kreu i LDE.
A janë duke projektuar një Koalicion të ri politik Arian Galdini me Endri Tafanin?
Apo po shkojnë drejt një lëvizjeje qytetare?
Cili mund të jetë plani i tyre.
Përderisa të dy thonë se nuk kanë nevojë të përfaqësojnë siglat e partitë e tyre, ndoshta kanë një plan të mirëmenduar.
Aktivizëm civil apo sfidë politike do të jetë kjo diçka e re që ata po paralajmërojnë?
E sigurtë është se ia kanë dalë mbanë të bëhen bashkë e kësisoj të kthehen në pikë tejet interesante graviteti për tu bashkuar edhe me të tjerë.
Në vijim do të shohim sesi do të shpaloset plani i Nismës Galdini – Tafani.