Nga mesnata, çmimi i derivateve do të shtrenjtohet për një denarë, kështu vendosi Komisioni Rregullativ për Energjetikë.

Çmimi i shitjes me pakicë të Eurosuper BS-95 do të kushtojë 73.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 75 denarë. Eurodizel do të kushtojë 67 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 55,5 denarë.