Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka treguar një tregim që qëndron pas numrit 10 që atij ju dha nga Kombëtarja e Brazilit

Ai ka shpjeguar se si nuk mund ti vishte dy numrat e tij të preferuar dhe përfundojë me numrin e famshëm të Peles në shpinë.

“Robinho ishte gjithmonë idoli i imë dhe pastaj në Santos dëshiroja të luaja më numrin shtatë dhe e vesha atë”, ka thënë ai për UEOL Esporte.

“Pastaj Robinho erdhi dhe unë e respektoja atë, kështu që mora 11, i cili ishte opsioni i dytë i numrave që doja më së shumti”.

“Para Kupës së Konfederatave, Scolari ishte ai që i jepte numrat dhe i thashë se më pëlqen 7 dhe 11’të”.

“Dani Alves, megjithatë, me shikojë dhe me tha: ‘ti je dhjetë, merre. Duhet ta merrni këtë numër”.

Sa ishte në Barcelonë Neymar vishte numrin 11, por pasi kaloi në PSG ai përdorë numrin e njëjtë si në Kombëtare”.