Neymar ka thënë se ndihet mirë si numër 10 në fushë, pasi i lejon të shënoj më shumë gola, por që nuk dëshiron të krahasohet me Messin.

“Jam duke e shijuar pozicionin si numër 10-të në fushë”, ka thënë fillimisht Neymar.

“Ky pozicion më lejon që të shënoj gola më shumë dhe tu ndihmoj shokëve të skuadrës”.

“Nuk kam dëshirë që të më krahasoni me Messin, jo vetëm për këtë gjë, por për çdo gjë tjetër”.

“Nuk ishte vendimi im që të luaj në këtë pozicion, por që trajneri vendosi. Unë kam luajtur në këtë pozicion edhe te Santosi e Barcelona, e që më pëlqen shumë”, ka përfunduar braziliani.