Ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka bërë të ditur se është i lumtur që trajneri i tij, Thomas Tuchel, i ka caktuar atij të luajë në një rol të ngjashëm me Lionel Messin, duke i mundësuar atij ta drejtojë skuadrën e PSG-së në sulm.

PSG-ja ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Ligue 1, gjithsej tetë të tilla, mirëpo të njëjtën formë nuk arriti ta vazhdojë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi që në xhiron e parë u mposhtë nga Liverpooli me rezultat 3-2, transmeton Gazeta Express.

“Është më ndryshe. Më pëlqen të luaj kështu. Unë mund ta drejtojë ndeshjen dhe t’i ndihmojë bashkëlojtarëve të tij”, ka thënë Neymar.

“Messi në këtë rol në Barcelona. Roli im ishte ndryshe atje. Këtu, më pëlqen ta kem topin më shumë. Jam shumë i lumtur që mund të luaj kështu”.

Për më tepër, Neymari është pajtuar me trajnerin Thomas Tuchel, i cili kishte thënë se braziliani ende nuk kishte filluar të performonte në nivelin e tij më të lartë.

“Pajtohem me trajnerin. Nuk kam arritur ende 100 për qindëshin, mirëpo askush nuk e arrin këtë në fillim të sezonit”, është shprehur Neymar.

“Performancat e nivelit më të lartë do të vijnë gjatë periudhës shkurt dhe mars, kur janë edhe ndeshjet më të mirë. Ne do të përmirësohemi në çdo seancë stërvitore, çdo ndeshje”.

“Ne duhet t’i kushtojnë rëndësi të gjitha gjërave në çdo minutë të çdo ndeshjeje. Këtë gjë do të tentojmë ta bëjmë këtë sezon. Ne duamë ta bëjmë një PSG të mrekullueshme”.