Për shkak të ndërhyrjes teknike në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, pa energji elektrike nesër do të mbesin disa pjesë të komunave Sopishte, Saraj, Karposh, Studeniçan dhe Gjorgje Petrov.

Në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të fshatit Sonje e poshtme para urrës teposhtë në komunën Sopishte, nga 8:30 deri në orën 10:30, konsumatorët e fshatit Kondovë dhe ujësjellësi “Kondovë” në komunën e Sarajit, nga 8:30 deri në orën 10, konsumatorët e një pjesë të rrugës Kole Nedelkovski në drejtim të rrugës Teodosij Gologanov në komunën Karposh.

Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga ora 9:00 deri në ora 13, do të kenë konsumatorët e një pjese të rrugës Oslo, një pjesë e rrugës “Budimpeshtanska” dhe një pjesë në rrugën Urosh Gjuroviç në komunën e Karposhit, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, konsumatorët e fshatit Batincë, rrugët me nr. 4,6 dhe 7 në komunën e Studeniçanit dhe nga ora 11:30 deri në orën 13:30, konsumatorët e fshatrave Çajlanë dhe Semenishtë në komunën e Sarajit.

Pa energji elektrike në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 15:30, do të mbetet karakolli “Çashkë”, “Sileksi gjeologjik”, fshati Graçan dhe fshati Kondovë në komunën e Sarajit, nga ora 11:00 deri në orën 15:30, uikend lagjja “Vele Pole” dhe fshati Kuçkovë në komunën e Gjorgje Petrovit.