Rreth 70 bomba për më shumë se tre orë janë dëgjuar sot në Gjykatën Penale në Shkup në gjykimin për parregullsitë zgjedhore “Titanik” në Prokurorinë Speciale Publike.

Në pjesën më të madhe të bisedimeve në “bombat” nga marsi i vitit 2013 merr pjesë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

“Thuaju, nëse një anëtar apo një të punësuar gjejmë që nuk ka votuar do të fluturojë nga puna. Kështu thuaju të fala nga unë, se ministri personalisht është angazhuar të fluturojë nga puna”, thotë Mile, në njërën nga bombat ku bisedon për votimin në Qendër dhe punën e aktiviteteve partiake.