Dr. Abdulah Ahmedi

Për ç’do juristë është shumë vulgare kurë folët për ndryshimet e aktit më të lartë parimor e normativë të nji shteti “Kushtetutën” që regullon rendin shoqëror, juridik, ekonomik të nji shtetit demokratik.  Sot, Kushtetuta e vitit 1991 e Maqedonisë është vën në pykpytje me marveshjen e Prespës. Ligjislatori në të arrdhmen e afërt do propozojë apo do të hap çështjen e ndryshimeve kushtetutese në Republikën e Maqedonisë.

Ç’ka interpelon të gjithë akterët është se si të proçedohet? Aktualishtë, opinionet janë shumë divergjente dhe aspak prcize, kisha thenë të demoduara.! Aq më shumë se debatet mbi aktin më të lartë zhvillohen jashtë vendit kushtetuesë, në rrug, kafe, portale, plato televizive, interviwë të disa liderve partiak të pa përgjeqëshëm.

Një Konventë kushtetuese është shumë i domozdoshëme për të proçeduar me ndrishimet kushtetuse në Republikën e Maqedonisë. Nuk duhet nxituar, në kohë, nga akterët që janë të previligjuar në këtë rastë siç janë qeveria dhe parlamentarët. Në Konventën kushtetuse duhet të përfshihen njerëz me kompetenca në fushatë e ndryshme të shoqërisë siç janë profesorët univerzitar, akademikët, njohës të mirë të konstitucionalizmit, filozof, historian, jurist, ekonomist, antarë nga shoqëria civile, pse jo të kërkohet ndihma nga Komisioni i Vendikut. Konventa kushtetuese duhet të jetë gjithëpërfshirse “erga omnes” nga se akti më i lartë “Kushtetuta” duhet të reflektojë relalitetin e një shoqrie, në rastin e Republikës së Maqedonisë, në parim binacional, maqedonse dhe shqiptare.

Kushtetuta si akt më i lartë duhet të garantojë një shoqëri demokratike, shtetin e së drejtës, ekonomin e tregut, fqinjësin e mirë, sigurin e vendit dhe partnaritetin me shtetët antare të Organizatave ndërkombëtare ku Republika e Maqedonisë bën pjesë.

Ndryshimet kushtetuese mbi horizont në Republikën e Maqedonisë duhet të jenë kompatibile me aktet kushtetuese dhe normativat e Organizatave ndërkombtare ku ajo është antare, OKB, Kshillin e Evropës. Kur është fjala tek BE-jan, kalimthit Republika e Maqedonisë synon  të jetë antare e plot e BE-së. Kurse, së shpejti ajo do të  kërkojë të jetë antare e NATO-së.