Napoli ka nisur negociatat për të rikthyer Edinson Cavani-n nga Paris Saint-Germain, raportohet në mediat italiane.

Rikthimi ka kohë që përflitet, dhe sipas gazetarit Carlo Alvino, i cili ka qenë i pari që ka zbuluar emërimin e Carlo Ancelotti-t në stolin napolitan, puna për të transferuar uruguaianin ka nisur.

Cavani ka një kontratë deri më 2020 me PSG por problemet e bashkëjetesës me Neymar në fushën e lojës kanë provokuar sulmuesin të kërkojë largimin.

31-vjeçari madje është gati të pranojë një ulje rroge vetëm që marrëveshja të arrihet.

Fëmijët e tij vazhdojnë të jetojnë në Napoli dhe ai ka ruajtur një marrëdhënie të mirë me klubin ku luajti nga 2010 deri më 2013 duke shënuar 104 gola në 138 ndeshje.