Napoli e ka mundur krejt në fund Liverpoolin me rezultat 1-0 për të marrë tri pikët e para në Ligën e Kampionëve

Ishte padyshim njëra prej ndeshjeve më të mira të sotme në Ligën e Kampionëve por që përfundoi me rezultatin më të padëshiruar në futboll, me rezultat 0-0.

Në pjesën e parë Napoli ishte një skuadër më e mirë dhe disa herë arriti që të rrezikonte portën e Alisson me goditjet e tij të fuqishme jashtë zone.

Ndërkohë, Liverpool nuk pati ndonjë rast konkret në këtë pjesë ndërkaq goditje për këtë skuadër ishte lëndimi i Keita në minutën e 19’të.

Napoli e pati dominimin me posedim kundër Liverpoolit në pjesën e parë.

Dominimin Napoli e vazhdojë edhe në pjesën e dytë dhe prapë nëse do të ishin treguar paksa më të kujdesshëm ishin afër për të shënuar edhe golin e epërsisë.

Se Liverpool nuk ishte në disponim për lojë sonte e tregon se ata nuk patën asnjë goditje në korniza të portës për 94’të minuta në portën e Napolit.

E kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli Insigne që shënoi në minutën e 90’të duke dëshpëruar pak a shumë Liverpoolin.

Me këtë fitore, Napoli del në vendin e parë më katër pikë kurse Liverpool mbetet në vendin e tretë pasi që Paris Saint Germain fitoi sonte me rezultat 6-1 kundër Crvena Zvezdës.