Një nuse e sapokurorëzuar pësoi goditje të shtunën në New York, ku kishte mbërritur me bashkëshortin për të kaluar muajin e mjaltit.

“9News.com” raportoi se 27-vjeçarja Francheska Bechara, nga Sidnei i Australisë ishte në SHBA me të shoqin, Joe Bechara, kur pësoi goditjen.  E reja po stërvitej në një palestër kur u gjet pandjenja në dysheme nga i shoqi. Ajo u pa se kishte nxjerrë edhe telefonin për të kërkuar ndihmë, por nuk ia kishte dalë.

“Nuk kishte asnjë shenjë ma parë”, tha kunati i saj për “9News”. “Ishte tërësisht e shëndetshme. Mjekët nuk kanë arritur ende të gjejnë shkakun e kësaj goditjeje.”

27-vjeçarja u dërgua me shpejtësi në Spital, ku mjekët ndërhynë tri herë në tru me shpresën për të lehtësuar presionin. Deri më tani testet nuk kanë zbuluar çfarë i ka ndodhur, por dyshimet janë se gjithçka ka nisur nga zemra e saj.

Çifti ishte takuar në kishën që frekuentonin 8 vite më parë dhe u kurorëzuan në martesë më 7 Tetor, ndërsa ngjarja në New York ndodhi në ditën e dytë të muajit të tyre të mjaltit.

Bechara parashikohet të trajtohet për rreth tre muaj në New York, ku po shfaq disa shenja inkurajuese dhe po reagon ndaj mjekimeve.