Manchester United është duke kaluar nëpër një situatë tejet të vështirë.

‘Djajtë e Kuq’ përveç që janë në krizë për rezultatet të mira, ata janë duke kaluar edhe nëpër një katrahurë në zhveshtore.

Jose Mourinho ka humbur kontrollin mbi lojtarët e tij, pasi disa prej tyre janë kthyer kundër tij.

Por, portugezi ka marr një lajm fantastik nga Ed Woodward, pasi i ka konfirmuar mbështetjen e tij të plotë.

Sipas mediave angleze, Manchester United nuk e do transferimin e Zinedine Zidanes, për shkak të përvojës së tij të shkurtër si trajner në futboll edhe pse është shpallur tri herë radhazi i fitues i Ligës së Kampionëve.

Në listën e tyre tani është futur edhe Maurixhio Pochettino, nëse Mourinho vendos të largohet.