Trajneri portugez i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, nuk do të dënohet nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA) pasi që klubi e kishte kontestuar me sukses këtë vendim.

Trajneri Mourinho, kishte shpërthyer në të shara pas fitores së skuadrës së tij me rikthim të jashtëzakonshëm nga 0-2 në 3-2 ndaj Newcastle Unitedit, transmeton Gazeta Express.

Mediat britanike sugjeruan se portugezi kishte thënë “fodas filhos de puta” në gjuhën portugez. Në shqip, fjalët e tij përkthehen si në vijim: “Pirdhuni, bij bushtrash”.

FA fillimisht e kishte vlerësuar se Mourinho kishte përdorur gjuhë ofenduese apo abuzive dhe ai ishte gjobitur, pasi që ata kishin punësuar ekspertë të leximit të buzëve dhe interpretues për ta dëshmuar padinë e tyre.

Megjithatë, Manchester Unitedi e ka fituar këtë betejë me Federatën dhe gjobitja për Mourinhon është kthyer prapa. Për më tepër, tani Mourinho nuk rrezikon të marrë dënim për mospjesëmarrje në ndeshjet e radhës.