Stuhi e fuqishme ka goditur sot Dubrovnikun me rrethinë, ndërsa për shkak të shirave të rrëmbyeshëm janë vërshuar një numër i madh rrugësh në pjesën më të gjerë të qytetit.

Moti i ligë i përcjellë me bubullima ka goditur Dubrovnikun mëngjesin e sotëm rreth orës katër.

Sipas mediave lokale, janë vërshuar edhe shtëpi në qytet.

Zjarrfikësit në Dubrovnik në afat prej tre orë kanë pasur më shumë se 30 intervenime.