Ka përfunduar miqësorja mes dy Kombëtareve që ndryshe njihet edhe si derbi i Beneluksit në Europë në mes të Belgjikës dhe Holandës. Rezultati në këtë ndeshje ishte i barabartë

Belgjika dhe Holanda kanë shënuar nga një gol në miqësoren e tyre që u mbajt sonte në Belgjikë.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin belgët, ku Driers Mertens shënon një gol të bukur në minutën e 5’të.

Holandezët reaguan me ndeshje dhe arritën që të shënojnë në minutën e 27’të me Groeneveld.

Me rezultat 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, belgët e kërkuan më shumë golin dhe bën presion por holandezët arritën që të mbrohen mirë.

Edhe Belgjika edhe Holanda nuk kishin ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.