Të punësuarit në Stacionin policor në Zajaz do të punojnë në objekt të rikonstruktuar, rekonstruimi dhe sanimi i të cilit janë realizuar me mjete nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Objekti do të përmbushet me stacion të ri bazë, gjegjësisht zyrë për dhënien e dokumenteve personale për qytetarët.

Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas vizitës së sotme në objektin e rikonstruktuar të Stacionit Policor në Zajaz, Kërçovë, që është një në vargun e objekteve të rikonstruktuara në periudhën prej qershorit të vitit 2017 e deri tani.

Në këtë objekt, kumtoi sot MPB, janë ndërruar dritaret dhe dyert, është vendosur elektro instalim dhe ndriçim, është realizuar sanim i çatisë, si dhe punime tjera ndërtimore, me qëllim që të mundësohen kushte më të mira për punë.

“Dëshiroj të potencoj se si udhëheqësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme qëndrojmë fuqishëm pas të gjitha aktiviteteve të planifikuara dhe të paralajmëruara në pikëpamje të ngritjes së rëndësishme të standardeve funksionale të punës së policisë në gjithë territorin e shtetit. Kemi program cilësor dhe preciz, të cilin, siç e shihni, e realizojmë. Vazhdojmë me përmirësimin e kushteve për punë të nëpunësve të policisë, sepse vetëm me sigurimin e kushteve më të mira mund të kemi edhe rezultate më të mira në punë, e kjo nënkupton edhe siguri më të mirë për qytetarët”, ka thënë Spasovski.

Në qershor të vitit të kaluar, nënvizoi ministri i Punëve të Brendshme, hasëm stacione policore të cilat ishin në gjendje të keqe, në të cilat nëpunësit policor punonin në kushte substandarde  dhe menjëherë ndërmorëm aktivitete që ta përmirësojmë gjendjen, gjegjësisht të sigurojmë kushte adekuate për punë. Një nga këto objekte është stacioni policor në  Zajaz. Në këtë drejtim, informoi Spasovski, vazhdojnë aktivitetet e tilla, ndërsa radhën e kanë objekte në kuadër të sektorëve të punëve të brendshme në Veles dhe Manastir, por edhe objekte tjera nga infrastruktura policore të rëndësishme për funksionimin cilësor dhe të pandërprerë të njësiteve të organizuara të policisë.

Në takimin me udhëheqësinë e SPB Ohër, thuhet në kumtesë, ishte potencuar se gjendja e sigurisë në këtë rajon është stabile.

“Kemi zvogëlim të kriminalitetit për rreth katër për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete që këto rezultate të jenë edhe më të mira”, kumtoi sot MPB.