Ministri i arsimit dhe shkencës, dr.Arbër Ademi, sot mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Federata e Xhudos e Maqedonisë me rastin e Ditës botërore të këtij sporti.

Ministri Ademi para të pranishmëve në fjalimin e t’ij përshëndetës shprehi kënaqësinë për pjesmarrjen në këtë ngjarje me çka vendi jonë i bashkangjitët shënimit të kësaj dite botërore.

“Është kënaqësi që kam mundësinë të jem present në ngjarjen e ditës së sotme të cilën e organizon Federata e Xhudos e Maqedonisë, përmes të cilit organizim vendi ynë i bashkangjitet shënimit të kësaj dite botërore” – ka deklaruar Ademi.