Në Konferencën Ministrore që u zhvillua në Beograd, me temën: “Vizioni i bashkëpunimit rajonal për formim dhe arsim cilësor”, ku morën pjesë ministrat e arsimit nga rajoni, në mesin e tyre kanë  marrë pjesë edhe ministri i arsimit dhe shkencës i Maqedonisë, dr.Arbër Ademi, ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë të Kosovës, Shyqiri Bytyqi dhe zëvendës ministrja e arsimit,sportit dhe rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini.

Ademi, Bytyqi dhe Shahini,në kuadër të kësaj konferencë kanë zhvilluar edhe takim miqësor trilateral ku kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin e vendeve përkatëse në sferën e arsimit të lartë si dhe për mbështetjen e ndërsjelltë në planet dhe projektet e ardhshme me qëllim të përmisimi dhe ngritjes së cilësisë në sistemin arsimor.