Sasho Mijallkov është duke pritur përgjigje për pyetjet që i ka shtruar në letrën dërguar kryetarit të VMRO-së, Hristian Mickoskin. Këtë e ka bërë të ditur sot gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarët.

Ish-kreu i DSK-së, ka thënë se do të presë përgjigje nga Mickoski, e më pas do të vendos nëse do të padis nënkryetarin e partisë Aleksandar Nikollovski.

Në letrën e dëruar ditë më parë, Mijallkov kërkoi fakte nga Mickoski për akuzat që u bënë ndaj tij si dhe arsyet për përjashtimin nga partia.