Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së në Maqedoni, ka thënë që është një sukses i madh pasi shqiptarët mbi 70 %kanë votuar pro referendumit në Maqedoni, njofton Klan Kosova.

Thaçi në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova tha se shpreson që kjo çështje tashmë duhet të përmbyllet edhe në Parlament.

“Zgiedhja ësdhtë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe duhet të jemi të kujdesshëm në zgjedhjet e ardhshme pasi vërtet do të shihet disponimi i qytetarëve që besoj qe do votojnë pro forcave politike dhe pro integrimint në NATO dhe Bashkimit Evropian”.

“Mund të them me kompetencë të plotë që shqiptarët kanë dalë mbi 70% për të votuar për referendumin”.

“Ky proces do të ishte shumë mirë që të përmbyllet në Parlament dhe të mos pësojmë aspirata destabilizuese pra kjo do të ishte zgjidhja ideale”.