Në Gjykatën Penale në Shkup me dëgjimin e dëshmitarëve vazhdon gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill vitin e kaluar.

Në seancën e kaluar janë dëgjuar katër dëshmitarë, të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Gjatë dëshmimit para gjykatës, ata i sqaruan veprimet e tyre gjatë protestave para Kuvendit, si dhe në 27 prillin kritik të vitit të kaluar. Sipas tyre, në ditën kritike nuk është angazhuar numër i mjaftueshëm i policëve për ballafaqim me situatën, ndërsa gjatë përgatitjeve nuk është shqyrtuar si skenar i mundur një trumë me forcë të hyjë në Kuvend.

Për ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 akuzohen 33 persona, 31 nga të cilët përgjigjen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit, ndërsa dy për nxitje.

Mes të akuzuarve më shumë janë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim në Kuvend, aktorë dhe qytetarë. Ata para gjyqit thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.