Rikthimi i Conor McGregor në oktagon ka shkuar në mënyrë të tmerrshme deri tani.
Pasi u raportua për intesitetin e lartë të stërvitjeve, irlandazi ka njoftuar se ka pësuar një lëndim të rëndë në grusht, shkruan Periskopi.
”Isha duke u stërvitur në palestër dhe papritmas lëndova rëndë grushtin tim”, njoftoi ‘The Notorious”.
Sfida e fundit e McGregor ishte në MMA, para dy vitesh kundër Eddie Alvarez.
Ai do përballet me njëri nga më të fortit e UFC, Khabib Nurmagomedov në UFC 229. Ish-miku i tij nuk e ka asnjë humbje në 26 ndeshje deri tani.
Por pavarësisht zhvillimeve të fundit, McGregor është i bindur në fitoren me nokaut: ”Unë besoj në KO, në një KO shkatërrues”.