Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Mati Atonen, sot në takim me kryeministrin Zoran Zaev shfaqi mbështetje për procesin e reformave në Maqedoni.

Sipas Atonenit, përmbyllja e reformave në fazë të pritjes së fillimit të hapjes së negociatave parainkuadruese me BE-në është lehtësim për shtetin, sepse përmbyllja efikase e kapitujve të nevojshëm në proces, e shkurton rrugën deri te anëtarësimit të plotfuqishëm.

Sekretari shtetëror njëherit dëshiron sukses të procesit që zhvillohet në Parlament.

“Jemi të fokusuar, përmes procesit inkluziv në Parlament ta udhëheqim procedurën për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, si pjesë e Marrëveshjes së Prespës dhe me këtë ta sigurojmë anëtarësimin e vendit tonë në BE dhe në NATO. Kjo do të thotë stabilitet dhe siguri për shtetin tonë dhe mundësi për zhvillim të ekonomisë dhe standard më të lartë jetësor”, tha Zaev.

Sqaroi se Qeveria është e drejtuar edhe drejt zbatimit të reformave të nevojshme që do të mundësojnë jetë më të mirë për qytetarët në vendin e tyre, ndërsa nevojiten edhe për negociatat parainkuadruese të Maqedonisë drejt BE-së.

Në takim janë ndarë përvoja edhe për funksionin e fushave të rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve dhe për progresin e shtetit. Janë theksuar si marrëdhënie të mira fqinjësore që çojnë drejt progresit të shtetit.