Mesfushori insiston se presioni nuk e shqetëson atë dhe thotë se ne do të shohim së cilët lojtarë të United janë të frikësuar dhe cilët do të tregojnë karakter të vërtetë në ndeshjet e ardhshme

Nemanja Matic ka thënë se koha për bisedime të kota ka përfunduar dhe ka kërkuar nga liderët e Manchester United të luajnë mirë kundër Valencias të martën.

Skuadra e Jose Mourinhos janë në grupin H të Ligës së Kampionëve dhe kanë dështuar që të fitojë një ndeshje në tri të fundit dhe kanë vetëm katër vitore nga nëntë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

“Nuk mendoj që ju mund ti zgjidhni gjërat duke biseduar”, ka thënë ai. “Liderët duhet të jenë në fushë. Liderë janë ata lojtarë të cilët nuk frikësohen të luajnë. Ne do të shohim nesër dhe në lojërat e radhës se kush është lider”.

“Nëse flisni shumë në zhveshtore, kjo nuk do të thotë gjë. Gjëja më e rëndësishme është fusha”.

United e mposhti West Ham të shtunën 3-1, e që është humbja e tretë këtë sezon në Premier Ligë, ndërkaq ata pozicionohen të 10’it në tabelë pas shtatë ndeshjeve.

Një rezultat i dobët kundër Valencias do të bënte që pozita e Mourinhos të jetë edhe më shumë diskutabile por Matic thotë se presioni i shtuar nuk është shqetësim për shokët e tij të skuadrës.

“Presioni gjithmonë ka qenë”, tha ai. “tërë jetën time sa kam luajtur kam qenë në presion, po ashtu edhe lojtarët e mijë. Ne nuk frikësohemi të luajmë. Ne luajmë futboll për të gjithë dhe përpiqemi të fitojmë”, ka thënë ndër të tjera serbi. /