Ministria e Arsimit dhe Shkencës kundërshton dhe dënon fuqimisht incidentin e rëndë në Shkollën ‘Gjorgji Pulevski’ në Komunën Aerodrom. Inspektorati Shtetëror i Arsimit, menjëherë pas marrjes së informacioneve lidhur me rastin në fjalë, ka filluar inspektimin e ngjarjes për të përcaktuar gjendjen faktike dhe detektimin e përgjegjësisë. Pas përfundimit të procedurës do të përgatitet raport, në bazë të të cilit do të merren edhe vendimet për procedurat dhe hapat e mëtejshëm.

Ne kemi për detyrë t’i mbrojmë fëmijët dhe këtë jemi duke e bërë. Në fakt, synimi ynë është që përmes dispozitave ligjore, masave sistematike, si dhe një numri të madh të projekteve dhe aktiviteteve që realizohen në bashkëpunim me autoritetet lokale, organizatat partnere nga vendi dhe jashtë, me sektorin civil, me drejtuesit e shkollave dhe shërbimet profesionale psikologjike-pedagogjike, me prindërit, mësuesit dhe nxënësit – të parandalojmë, të pengojmë, dhe të ç’rrënjosim rastet apo edhe dukuritë devijante nëpër shkolla. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të punojë për zero tolerancë ndaj dhunës, për të flakur njëherë e përgjithmonë fenomenet devijante dhe situatat konfliktuoze. Detektimi i tyre me kohë, por edhe nxjerrja e fajtorëve përpara drejtësisë janë dhe mbeten objektiv yni i qëndrueshëm. – thuhet në kumtesen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.