Republika e Maqedonisë në fillim të tetorit të vitit 2018 e nënshkroi Konventën e rishikuar evropiane për bashkëprodhimet në kinematografinë e Këshillit të Evropës, që u miratua në vitin 2017.

Konventa e rishikuar është rezultat i zhvillimit të përshpejtuar të industrisë së filmit në periudhën nga viti 1992, kur u krijua Konventa, gjer në vitin 2017.

Qëllimi i Konventës është të sigurojë kornizë juridike dhe financiare për bashkëprodhimet filmike, që përfshijnë të paktën tre ko-producentë të ndryshëm të vendosur në shtetet që janë nënshkruese të Konventës. Konventa gjithashtu mund të përdoret edhe si marrëveshje dypalëshe ndërmjet dy palëve.

Me nënshkrimin e Konventës së rishikuar, krijohen supozime formale-juridike për qasje më të madhe në fondet e filmave të huaj (fondet e Euroimazh) për ko-producentët nga Republika e Maqedonisë, që do të lehtësojë procesin e realizimit të bashkëprodhimeve, kurse shkëmbimi i përvojave të huaja do të ketë ndikim pozitiv në avancimin dhe zhvillimin e industrisë së filmit në Republikën e Maqedonisë.

Përfitim i veçantë nga nënshkrimi i Konventës së rishikuar për bashkëprodhime në kinematografinë e Këshillit të Evropës është se zvogëlohet përqindja e pjesëmarrjes në bashkëprodhim. Kur është fjala për bashkëprodhim multilateral, pjesëmarrja prej 10 për qind ulet në 5 për qind dhe, kur bëhet fjalë për një marrëveshje dypalëshe, përqindja e pjesëmarrjes zvogëlohet nga 20 për qind në 10 për qind.

Në rrjedhë e sipër janë aktivitetet për përpilimin e Ligjit për zbatimin e ratifikimit të Konventës së rishikuar, që do të dorëzohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.