Manchester City mezi ka shënuar fitore sonte kundër Hoffenheim në Ligën e Kampionëve. Djemtë e Pep Guardiolës edhe këtë ndeshje nuk kanë treguar shumë madje ishte afër humbjes së tyre të parë

City i Pep Guardiolës po vazhdon me paraqitje të dobëta Ligën e Kampionëve.

Pasi që humbi në shtëpi në ndeshjen e parë kundër Lyon ata sonte kanë fituar në Gjermani, por që ishte shumë e vështirë.

Hoffenheim e nisi shumë mirë këtë ndeshje duke shënuar që në minutën e parë me anë të Belfodil.

City u kundërpërgjegj shumë shpejt, pasi që rezultati u barazua në minutën e tetë nga Aguero.

Pas barazimit City e kishte posedimin por mundësitë për gol i kishte më shumë Hoffenheim.

Në pjesën e dytë ishte prapë City që kërkonte golin por Hoffenheim arriti që të mbrohet shumë mirë.

Krejt në fund, kur edhe pritej që Hoffenheim të nxjerr një barazim të madh, në skenë doli David Silva që mori një top të mirë dhe e konkretizoi atë duke e shndërruar në gol në minutën e 87’të.

Me këtë fitore City barazohet me pikë me Lyon, por që Lyon luan si vendas kundër Shakhtar Donetsk në kuadër të Grupit F të Ligës së Kampionëve