Alexis Sanchez është lënë jashtë skuadrës në ndeshjen kundër West Hamit të shtunën, ndeshjen të cilën e humbi Manchester Unitedi me rezultatin 3-1.

Klubi anglez është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me kilian, i cili konsiderohet si transferim i dështuar, transmeton Gazeta Express.

Alexis erdhi në “Old Trafford” në janar, pasi Unitedi e mposhti rivalin Cityn për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Arsenalit, ku në vend të tij shkoi Henrikh Mkhitaryani.

Sanchezi për skuadrën e Mourinhos i ka bërë vetëm 26 paraqitje, i ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 6 asistime, dhe thuhet se Mourinho e ka kërkuar shitjen e tij qysh në janar.